Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë një shtetas kosovar i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Ai ishte duke iu shmangur drejtësisë në Kosovë.

Policia tha se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë

"Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 25.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë", thuhet në njoftim.