Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë një shtetas kosovar i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar.
Ai ishte duke iu shmangur drejtësisë në Kosovë.
Policia tha se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë
"Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 25.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë", thuhet në njoftim.
-
Macedonian wanted by Interpol extradited from Kosovo
-
Robbery suspect extradited from Germany to Kosovo
-
Wanted man with international warrant extradited from Croatia to Kosovo
-
Two people are extradited, one to Kosovo for narcotics and the other to Sweden for rape
-
Wanted man with international warrant extradited from Switzerland to Kosovo