Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë ekstradimi nga Gjermania i një shtetasi kosovar i cili po kërkohej për grabitje. Ai u arrestua nga autoritetet gjermane pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
I dyshuari pas ekstradimit iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ekstradimi i tij u bë të martën nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera të policisë dhe institucioneve të drejtësisë.