Policia e Kosovës ka ekstraduar dy shtetas të Kosovës, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia njoftoi se më 11 shkurt ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë dhe se ai ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Po ashtu, më 12 shkurt është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i shtetasit kosovar i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman”, thuhet në njoftimin e PK-së.
-
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohen dy persona, njëri në Kosovë për narkotikë e tjetri për në Suedi për dhunim
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Një person ekstradohet nga Gjermania në Kosovë, një tjetër nga Kosova në Maqedoninë e Veriut