Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimet për vjedhje të rënda.
Personat me inicialet A.M. I.G. 19 vjeçarë dhe dhe D.M. 18, shtetasë të Kosovës, janë të dyshuarit që sipas Policisë, kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore në Prishtinë.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thuhet se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjykatën, hetuesit policorë kanë kryer edhe tri bastisje ku kanë gjetur gjësende që mund të përdoren si prova lidhur me rastin.
“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë