Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit policor, rastet kanë ndodhur në periudhën 23–29 qershor 2026, ndërsa dy prej të dyshuarve, dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. I dyshuari i tretë dyshohet se kishte pranuar sendet e vjedhura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që dyshohet se kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve.