Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e rreth 14 rasteve të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, përmes së cilës është arritur të identifikohet i dyshuari me inicialet R.I., shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastet e dyshuara të vjedhjeve të rënda do të vazhdojnë nga organet kompetente.