Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi

Volodymyr Zelensky, Steve Witkoff dhe Jared Kushner

Jared Kushner, Steve Witkoff dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën, që do të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ka deklaruar të dielën ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot.

“Evropianët do të përfaqësohen në nivel të lartë. Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë Barrot në një intervistë për radion franceze RTL.

“Ende nuk mund t’ju them se kush do ta përfaqësojë Francën në këtë rast, por Franca sigurisht që do të jetë e pranishme”, ka shtuar ai.

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, ka deklaruar të hënën se Ëashingtoni do të bëjë bashkë delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, më 10 dhe 11 nëntor, për të diskutuar për përfundimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës, marrëveshjet e sigurisë pas luftës dhe uljen e tensioneve.

Bisedimet për Ukrainën kanë ngecur që kur kanë nisur sulmet SHBA-Izrael kundër Iranit, më 28 shkurt të këtij viti.