Janë arrestuar katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Obiliq.
Policia njoftoi se tre prej të dyshuarve janë të mitur.
“Personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit”, njoftoi PK.
Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohet një 47-vjeçar në Obiliq për vjedhje
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Dy vëllezër në Obiliq përleshen fizikisht për shkak të një prone
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan