Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinën nën dyshimin se janë përfshirë në 27 raste të vjedhjeve.
Policia ka njoftuar se gjatë hetimeve janë siguruar prova se A.D. (47) dhe H.M. (48) janë përfshirë në këto rase të vjedhjeve. Po ashtu janë realizuar kontrolle në vendbanimet e tyre dhe janë sekuestruar prova materiale.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Të dyshuarit A.D., 47 vjeç dhe H.M., 48 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e 27 veprave penale “Vjedhje e rëndë”. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në këto raste. Po ashtu, janë realizuar kontrolle në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale të dyshuara. Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të identifikimit dhe ndriçimit të plotë të rasteve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë