Në Prishtinë është arrestuar një 29-vjeçar me inicialet R.I. i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë në Kryeqyteti, vjedhjet janë kryer në lokalitete të ndryshme në Prishtinë.
“Arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policorë. Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohet një 52-vjeçar për tetë raste të vjedhjeve