Botë

Zjarrfikësit grekë në betejë me zjarre në ishullin e Kretës

Greqi

Foto: Associated Press

Zjarrfikësit grekë të mërkurën luftuan me një zjarr që përfshiu destinacionin popullor të pushimeve në Kretë, i cili ka djegur tokë pyjore dhe ka nxitur evakuimin e mbi 1,000 banorëve dhe turistëve nga të paktën katër vendbanime në ishull.

Të paktën 155 zjarrfikës, të ndihmuar nga 38 motorë dhe kamionë uji, luftuan me flakët në komunën e Ierapetrës në bregdetin juglindor të ishullit më të madh të vendit, ka njoftuar shërbimi grek i zjarrfikësve, raporton Reuters.

Flaka, e cila shpërthyer pasditen e së mërkurës është shtuar edhe më tej si pasojë e erërave të forta të cilat po ashtu penguan përpjekjet e zjarrfikësve. 

"Është një zjarr shumë i vështirë dhe është ende në zhvillim e sipër”, ka thënë një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters në kushte anonimiteti, duke ia atribuar vështirësinë e operacionit erërave të forta dhe llojit të terrenit.

Stacionet televizive lokale raportuan se disa shtëpi ishin dëmtuar. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për të lënduar. 

Autoritetet kanë urdhëruar më parë evakuimin e Achlia dhe tre vendbanimeve të tjera në zonën më të gjerë. Rreth 3,000 njerëz, të cilët më parë ishin evakuuar nga fshatrat, u dërguan në strehimore të përkohshme, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Greqia, e ndpdhur në skajin më jugor të Evropës, shpesh goditet nga zjarret gjatë verave të nxehta dhe të thata, teksa autoritetet fajësojnë për këtë klimën që ndryshon me shpejtësi.