Një zjarr i madh ka shpërthyer në male pranë qytetit grek, Corinth, të martën, duke çuar në evakuimin e disa fshatrave.
Mbi 180 zjarrfikës, 15 avionë dhe 12 helikopterë janë përballur me zjarret e ashpra në male, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve, raportoi AP. Nuk raportohet për viktima.
Moti ka vështirësuar punën për zjarrfikësit. Vala e të nxehtit i ka çuar temperaturat në 40 gradë Celsius në shumë pjesë të Greqisë.
Mëngjesin e së martës një helikopter u rrëzua në det dhe u fundos në përpjekje për të dërguar ujë për shuarjen e një zjarri tjetër afër Athinës. Ekipi brenda shpëtoi.
Zjarret janë të shpeshta në Greqi gjatë sezoneve të nxehta e të thata të verës.
-
Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll
-
Greqia përballet me zjarret në ishullin e Kretës për ditën e tretë me radhë