Tre fëmijë të vrarë nga sulmet ajrore ruse të dielën, janë identifikuar si vëllezër e motra.
Zëvendësministrja e Jashtme, Mariana Betsa, ka thënë se viktimat janë vëllezërit e motrat Stanislav, tetë vjeç, Tamara, 12 dhe Roman, 17 vjeç.
Ata u vranë në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.
Vëllezërit e motrat janë në mesin e të paktën 12 civilëve që vdiqën pasi Rusia lëshoi rreth 300 dronë dhe 69 raketa në Ukrainë.
Betsa i ka dërguar "ngushëllimet më të thella familjes së fëmijëve".
Edhe
Fëmijë mes tre të vrarëve nga sulmet me raketa ruse pranë Kievit
Ndërkohë, të dielën më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga SHBA-ja dhe vendet e tjera që t’i vënë më shumë sanksione Rusisë.
Sipas Zelenskyt, heshtja e tyre po e inkurajon edhe më tepër Putinin.
Just crying… can’t imagine the pain of the grieved parents. Russia killed three siblings today: Stanislav, Roman and Tamara.
— Mariana Betsa (@Mariana_Betsa) May 25, 2025
Roman forever 17😢
Stanislav forever 8😢
Tamara forever 12😢
Deepest condolences to the family … RIP, angels #StopRussia #StandWithUkraine pic.twitter.com/JiFklvxKRZ