Ermir Rashica e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier Leaguen e Ukrainës.
Rashica të mërkurën shënoi gol në fitoren 2:0 të Kharkivit ndaj Kryvbasit. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë.
Sulmuesi i Shqipërisë U21 e realizoi golin e dytë në minutën e dhjetë.
Rashicës iu anulua edhe një gol në minutën e 64-t për shkak të pozitës jashtë loje.
22-vjeçari së bashku me Baton Zabërgjën u paraqitën deri në minutën e 70-të.
Edhe
Zabërgja vazhdon formën e mirë në Ukrainë
Rashica në kampionat ka edhe një asistim, kurse e ka edhe një gol tjetër të shënuan për Kupë të Ukrainës.
Kharkivi ka 24 pikë dhe e zë vendin e katërt.