Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramaj në dyshim për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Diant Ramaj

Portieri Diant Ramaj nuk është parë në stërvitje të mërkurën te skuadra e Copenhagenit, shkruan “Sport.tv2.dk”. 

Copenhageni e përfundoi stërvitjen para udhëtimit në Andorrë, ku të enjten nga ora 21:00 luan ndaj Inter d’Escaldesit në udhëtim, në ndeshjen që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. 

25-vjeçari pësoi lëndim në ndeshjen e fundit kampionale të Copenhagenit ndaj Nordsjaellandit. 

Ai ishte detyruar të largohej nga fusha në minutën e 18-të.  Në dyshim është edhe ndaj Midtjyllandit të dielën. 

25-vjeçari Ramaj këtë edicion ka luajtur në 16 ndeshje në të gjitha garat. 

Ai është i huazuar te Copenhageni nga Borussia Dortmundi deri në përfundimin e këtij edicionit.