Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën.
Spalletti të mërkurën në konferencë ka zbuluar arsyen pse ia dha rastin Zhegrovës të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Venezias në fundjavë.
Ai ka thënë se orari i ngjeshur, ka shtyrë të bëjë disa ndryshime në ekip. Nga këto ndryshime ka përfituar edhe Zhegrova.
Zhegrova të dielën, për herë të parë, e kompletoi një ndeshje me Juventusin, në duelin ndaj Venezias.
Ai madje kontribuoi edhe me një asistim në fitoren 4:0 të “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi të enjten e luan kundër Omonias ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligës së Evropës. Të dielën luan me Comon në fundjavë.
“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të ketë rastin të luajë nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i mbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka thënë Spalletti.
27-vjeçari Zhegrova këtë edicion në dhjetë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.