Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ardit Tahiri e shënon golin e dytë të edicionit në Ukrainë

Ardit Tahiri

Sulmuesi Ardit Tahiri e ka shënuar golin e dytë këtë edicion në Premier Leaguen e Ukrainës. 

Tahiri luan për Kolos Kovalivkan që pësoi disfatë nga Shakhtar Donetski në udhëtim me rezultatin 2:1. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së nëntë. 

Sulmuesi kosovar, Tahiri, golin e vetëm për Kolos Kovalivkan e shënoi në minutën e 84-t. Por goli i tij nuk mjaftoi që Kolosi të sigurojë pikë.

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të.

24-vjeçari Tahiri e ka një gol të shënuar edhe në Kupë të Ukrainës.