Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tahiri e Rrapaj shënojnë në Kupë të Ukrainës

Ardit Tahiri e Arinaldo Rrapaj

Ardit Tahiri e Arinaldo Rrapaj kanë shënuar gol për Kolos Kovalivkan. 

Kolos Kovalivka të shtunën në kuadër të xhiros së 1/32 së finales të Kupës së Ukrainës e eliminoi skuadrën UCSA duke e mposhtur me rezultatin bindës 3:0. 

Pavarësisht se nga minuta e 54-t, Kolos Kovalivka luajti me një futbollist më pak, arriti të shënojë tre gola dhe të sigurojë kualifikimin tutje në Kupën e Ukrainës.

Mesfushori Rrapaj e shënoi golin e parë në minutë e 60-të. 

Ndërsa sulmuesi Tahiri realizoi për 2:0 në minutën e 86-të. 

Edhe Tahiri shënon gol ndaj kampionit të Ukrainës Futboll Tahiri shënon gol ndaj kampionit të Ukrainës

Te Kolos Kovalivka direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Andriy Tsurikov.

Ky ishte goli i parë për të dy futbollistët shqiptar në edicionin 2026/27.