Ardit Tahiri e Arinaldo Rrapaj kanë shënuar gol për Kolos Kovalivkan.
Kolos Kovalivka të shtunën në kuadër të xhiros së 1/32 së finales të Kupës së Ukrainës e eliminoi skuadrën UCSA duke e mposhtur me rezultatin bindës 3:0.
Pavarësisht se nga minuta e 54-t, Kolos Kovalivka luajti me një futbollist më pak, arriti të shënojë tre gola dhe të sigurojë kualifikimin tutje në Kupën e Ukrainës.
Mesfushori Rrapaj e shënoi golin e parë në minutë e 60-të.
Ndërsa sulmuesi Tahiri realizoi për 2:0 në minutën e 86-të.
also
Tahiri scores a goal against the Ukrainian champion
Te Kolos Kovalivka direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Andriy Tsurikov.
Ky ishte goli i parë për të dy futbollistët shqiptar në edicionin 2026/27.