Ardit Tahiri ka shënuar gol dhe e ka fituar përballjen me Baton Zabërgjën i cili asistoi në humbje.
Kolos Kovalivka të shtunën e mposhti Kharkivin me rezultatin 2:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit elitar ukrainas.
Zabërgja ishte asistues fillimisht për golin e epërsisë 1:0 të Kharkivit, në minutën e parë të ndeshjes.
Por më pas Tahiri i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 18-të.
Tahiri luajti deri në minutën e 61-të të vendësit sa edhe Igri Kasalla dhe Arinaldo Rrapaj. Zabërgja e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Ermir Rashica mbeti në bankën rezervë te skuadra vizitore.
Kharkivi ka 21 pikë, ndërsa Kolosi 15 pikë në mesin e tabelës.