Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tahiri ia siguron një pikë Kolos Kovalivkas

Ardit Tahiri

Ardit Tahiri ka shënuar gol në minutën e 91-të për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Kolos Kovalivkas. 

Kolos Kovalivka të shtunën barazoi 2:2 në udhëtim me skuadrën Kryvbas. 

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit ukrainas.

Tahiri, i inkuadruar në lojë në minutën e 84-t, shënoi në fund për 2:2, duke ia shmangur humbjen Kolos Kovalivkas. 

Sulmuesi kosovar u zëvendësua me Arinaldo Rrapajn. 

Ndërsa bashkëlojtari i Tahirit dhe i Rrapajt, Irgi Kasalla, në lojë hyri nga fillim i pjesës së dytë. 

Për 23-vjeçarin Tahiri ishte goli i parë i edicionit në elitën ukrainase. 

Ka edhe një gol të shënuar në Kupën e Ukrainës.