Sulmuesi i Kolos Kovalivkas, Ardit Tahiri, ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së fundit në elitën e futbollit ukrainas.
Formacioni më i mirë i xhiros së 30-të është përzgjedhur nga faqja zyrtare e ligës ukrainase.
Tahiri të enjten e kaluar e shënoi golin e fitores për Kovalivkan ndaj kampionit të Ukrainës, Shakhtar Donetsk.
23-vjeçari e mbylli sezonin me dy gola dhe tri asistime në 13 ndeshje të zhvilluara.