Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tahiri shënon gol ndaj kampionit të Ukrainës

Ardit Tahiri

Ardit Tahiri e ka mbyllur me gol edicionin 2025/26 të elitës së futbollit të Ukrainës.

Ai e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj kampionit të Ukrainës, Shakhtar Donetsk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Shakhtar Donetsk - Kolos Kovalivka i takoi xhiros së fundit të elitës ukrainase të futbollit.

Sulmuesi kosovar, Tahiri, golin e fitores e shënoi në minutën e 49-të. 

Ai luajti deri në minutën e 79-të, kurse Arinaldo Rrapaj, u paraqit deri në minutën e 74-t. 

Për 23-vjeçarin Tahiri ishte goli i dytë, ndërsa ka edhe tri asistime.