Ukraina është goditur gjatë natës nga sulmet ajrore të Rusisë të cilat kanë lënë katër persona të vrarë, përfshirë tre fëmijë, në rajonin e Kharkivit, kanë bërë të ditur autoritetet.
Kryetari i këtij rajoni, Oleh Synegubov ka thënë se dy djem dyvjeçarë, një vajzë njëvjeçare gjithashtu edhe një burrë 34-vjeçar janë vrarë pasi një dron goditi një shtëpi në qytetin e Bohodukhiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë 35-vjeçare shtatzëne dhe një tjetër 73-vjeçare janë lënduar në qytetin e Synegubovit.
Bohodukhiv, në veriperëndim të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ka qenë nën sulme pothuajse të përditshme ruse ditët e fundit.
Të hënën, një grua 41-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar u vranë në qytet, tha Synegubov.
Forcat ruse hodhën gjithashtu shtatë bomba në qytetin e Slovyansk të martën, tha kreu rajonal i Donetskut Vadym Filashkin në Telegram. Tre persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, u vranë.
Moska ka rritur presionin në zonë duke synuar infrastrukturën e transportit dhe energjisë me një numër rekord raketash balistike, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur për shkak të situatës energjetike në rajonin e Kharkiv nga autoritetet lokale.