Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli operohet me sukses

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli e ka përfunduar me sukses operimin në dorën e djathtë. 

Torino ka njoftuar se Ismajli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë.

Operacioni është kryer në në Torino. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, të shtunën e kaluar u lëndua në përballjen me Napolin.

Napoli e mposhti Torinon me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Ismajli pos lëndimit në dorë ka edhe një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë.

30-vjeçari pritet të jetë jashtë fushës për një muaj. 

Ismajli këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.