Të paktën 12 persona janë vrarë e dhjetëra janë lënduar në Ukrainë pas sulmeve ruse me raketa e dronë në orët e hershme të së dielës, është njoftuar nga zyrtarët rajonalë dhe ata të emergjencës të Ukrainës, raporton “BBC”.
Tre fëmijë janë vrarë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe një burrë në të 70-tat është vrarë në qytetin jugor të Mykolaivit, ka njoftuar shërbimi i emergjencës shtetërore.
Sulmet vijnë vetëm një ditë pasi kryeqendra e Ukrainës pësoi një prej ofensivave më të mëdha që nga fillimi i pushtimit rus.
Në sulmet e të shtunës u vranë 13 persona në gjithë Ukrainën. Këto sulme vijnë në kohën kur po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Si pjesë e përpjekjeve të shtunën u bë një prej shkëmbimeve më të mëdha të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo, Rusia ka injoruar thirrjet për armëpushim.
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
-
Të paktën tre të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
-
Shkon në 12 numri i viktimave nga sulmi rus në Kiev