Botë

20 të vrarë nga sulmi më vdekjeprurës rus në perëndim të Ukrainës

Ukraine

Foto: Associated Press


Të paktën 20 persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga një sulm rus me dron dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

66 persona të tjerë janë plagosur, 16 prej të cilëve fëmijë, ka njoftuar policia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë, në shkurt 2022.

Dy rajone të tjera perëndimore janë goditur po ashtu, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron ka shënjestruar tre rrethe të qytetit verior të Kharkivit, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe vetura në flakë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur një numër rajonesh në të gjithë vendin, ka bërë të ditur ministria e Energjisë e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka sulmuar me më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa, duke lënë "shkatërrim të konsiderueshëm". Ai ka paralajmëruar se njerëzit mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat në Ternopil.

Një video e ndarë nga Zelensky tregoi se një nga dy blloqet e apartamenteve të goditura në Ternopil ishte shembur plotësisht. 

Si pasojë e sulmeve në perëndim të Ukrainës, Polonia dhe Rumania kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë të mërkurën.

Lexo përditësimet tjera
F-16

Sulmet e fundit ruse në Ukrainë – Polonia dhe Rumania ngrenë avionët luftarakë në ajër

Avionë polakë dhe aleatë janë ngritur herët të mërkurën në ajër për të siguruar hapësirën ajrore...