Izraeli ka urdhëruar ushtrinë e tij të krijojë një zonë sigurie në Siri përtej Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli.
Veprimi është ndërmarrje në shenjë të rrezikut të mundshëm që shteti hebre ndien nga sundimtarët e panjohur në Damask, pas rënies së diktaturës së Bashar al-Assadit, raporton
Një deklaratë nga zyra e ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, të hënën konfirmoi kapjen nga Izraeli të anës siriane të pikës së lartë strategjike të malit Hermon, i cili ndodhet në kufirin midis Sirisë, Libanit dhe Lartësisë Golan, pjesa që Izraeli pushtoi nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore në vitin 1967, përpara se ta aneksonte zyrtarisht atë në vitin 1981.
Katz urdhëroi trupat izraelite të vendosin kontakte me popullsinë vendase në zonë dhe të parandalojnë kontrabandën e armëve nga Irani në Liban përmes Sirisë.
Në deklaratë thuhet po ashtu se ushtria izraelite do të "vazhdojë operacionet për të shkatërruar armët e rënda strategjike në të gjithë Sirinë".
Sirianët kërkojnë familjarët në burgun famëkeq të Damaskut
Një grup sirian i mbrojtjes civile thotë se ka vendosur ekipe të specializuara të urgjencës në...-
Franca i kërkon Izraelit të tërheqë forcat nga zona neutrale e Sirisë
-
Izraeli pushtoi më shumë territor nga fqinjët nga 2023-ta, sesa që okupoi për dekada
-
Izraeli thotë se trupat e tij vazhdojnë të operojnë në Liban
-
Izraeli thotë se nuk tërhiqet nga tokat e pushtuara në Liban, Siri e Gazë
-
Siria dërgon mijëra trupa në kufi me Libanin