Një grup sirian i mbrojtjes civile thotë se ka vendosur ekipe të specializuara të urgjencës në burgun Saydnaya, në Damask, pas raportimeve se njerëzit po mbahen në qeli të fshehura nëntokësore.

Autoritetet në kryeqytetin sirian raportojnë se po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e të burgosurve pasi regjimi i ish-presidentit Bashar al-Assad u përmbys nga rebelët të dielën, raporton BBC.
Assad, i cili tani raportohet të jetë në Rusi ku i është dhënë azil, iku pasi grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) përfshiu kryeqytetin sirian.

Rusia ka kërkuar gjithashtu një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar atë që po ndodh në vendin e Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar për mbështetje për partnerët në rajon, diplomacinë dhe, nëse është e nevojshme, forcën ushtarake për të parandaluar që vendi të zhytet në kaos. 

VIDEO:

Rebelët sirianë u japin amnisti të gjithë rekrutëve ushtarakë

2 muaj më parë / 9 dhj 2024 16:59
Siri

Photo: Associated Press

Grupet rebele siriane që përmbysën qeverinë e Bashar al-Assadit të dielën, kanë njoftuar se do t'i japin amnisti të gjithë personelit ushtarak të rekrutuar në ushtri gjatë sundimit të tij. 

"Jetët e tyre janë të sigurta dhe askush nuk mund t'i sulmojë”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit aktual të Operacioneve Ushtarake.

Gjermania dhe Austria pezullojnë kërkesat për azil nga sirianët

2 muaj më parë / 9 dhj 2024 15:05
Azil

Autoritetet gjermane kanë ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianë pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur të hënën se aplikimet nga më shumë se 47,000 njerëz mbesin në pritje ndërsa Berlini pret për më shumë qartësi mbi situatën në Siri, raporton Neë York Times.

Sipas ministrisë, për momentin, aplikimet siriane do të hidheshin poshtë dhe "vendimet e tjera për azilin do të kishin përparësi".

Gjermania është pritësi më i madh i refugjatëve sirianë në BE, me afro 1 milion njerëz që ikën nga lufta civile. 

Përmbysja e Asadit ka nxitur thirrje nga CDU-ja e qendrës së djathtë për stimuj për t'i inkurajuar ata të kthehen në shtëpi, edhe pse Social Demokratët dhe të Gjelbërit kanë paralajmëruar se është shumë herët për ta shpallur vendin të sigurt.

Edhe Austria ka pezulluar të gjitha kërkesat për azil nga shtetasit sirianë dhe do të shqyrtojë kërkesat e miratuara tashmë pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e shtetit.

“Në këtë kontekst, kam udhëzuar ministrinë që të përgatisë një program të rregullt riatdhesimi dhe dëbimi në Siri”, ka thënë ministri i brendshëm Gerhard Karner në një deklaratë të hënën.

Ministria tha se po monitoronte situatën që ndryshon me shpejtësi në Siri dhe se si do të ndikonte ajo në kërkesat për azil, duke shtuar se pothuajse 12,900 aplikime për azil ishin aktualisht të hapura, duke përfshirë 7,300 aplikime për herë të parë.

Putini i ka ofruar azil politik Assadit, konfirmon Kremlini

2 muaj më parë / 9 dhj 2024 12:32
Putin, Assad

Photo: Associated Press

Kremlini ka bërë të ditur të hënën se Rusia i ka dhënë azil politik aleatit të saj të gjatë sirian, Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin personalisht mori vendimin për t'i ofruar azil Assadit.

Menjeherë pas hyrjes së rebelëve sirianë në kryeqytetin sirian, Damask, të dielën, presidenti sirian, Assad ishte larguar me një avion nga vendi.

Në fillim nuk dihej vendndodhja e tij, teksa më vonë u bë e ditur se ai ndodhej në Rusi. 

Izraeli urdhëron krijimin e “zonës së sigurisë” brenda territorit sirian

2 muaj më parë / 9 dhj 2024 10:42
Ushtria izraelite

Photo: Associated Press

Izraeli ka urdhëruar ushtrinë e tij të krijojë një zonë sigurie në Siri përtej Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Veprimi është ndërmarrje në shenjë të rrezikut të mundshëm që shteti hebre ndien nga sundimtarët e panjohur në Damask, pas rënies së diktaturës së Bashar al-Assadit, raporton

Një deklaratë nga zyra e ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, të hënën konfirmoi kapjen nga Izraeli të anës siriane të pikës së lartë strategjike të malit Hermon, i cili ndodhet në kufirin midis Sirisë, Libanit dhe Lartësisë Golan, pjesa që Izraeli pushtoi nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore në vitin 1967, përpara se ta aneksonte zyrtarisht atë në vitin 1981.

Katz urdhëroi trupat izraelite të vendosin kontakte me popullsinë vendase në zonë dhe të parandalojnë kontrabandën e armëve nga Irani në Liban përmes Sirisë.

Në deklaratë thuhet po ashtu se ushtria izraelite do të "vazhdojë operacionet për të shkatërruar armët e rënda strategjike në të gjithë Sirinë".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Sirinë

2 muaj më parë / 9 dhj 2024 10:22
Keshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të hënën për një takim urgjent për Sirinë, një ditë pasi udhëheqësi i rrëzuar, Bashar al-Assad u largua nga vendi dhe iu dha azil për "baza humanitare" në Rusi.

Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi islamik që udhëhoqi ofensivën në Siri ende cilësohet si grup terrorist nga SHBA-ja, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Kërkesa për mbledhje urgjente të KS të OKB-së është bërë nga anëtari i saj i përhershëm, Rusia.