Ish-futbollisti Xhevat Prekazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.
Prekazi lindi në Mitrovicë dhe debutoi për Partizanin e Beogradit në sezonin 1977/1978 dhe shënoi 19 gola në 153 ndeshje, duke fituar tre tituj kampioni.
Përveç Partizanit, Prekazi luajti edhe për Hajdukun e Splitit, Galatasarayn, Altain dhe Bakirkoysporin. Me Galatasarayn në 185 ndeshje realizoi 40 gola e fitoi dy herë titullin e kampionit të Turqisë.
Klubi i Partizanit ka shkruar për vdekjen e Prekazit.
“Klubi i Futbollit Partizani e ka pritur me dhimbje dhe pikëllim të madh lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit legjendar të klubit tonë, Xhevat Prekazi. Detajet lidhur me ceremoninë e varrimit, koha dhe vendndodhja do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm. Preki, faleminderit për gjithçka dhe u prehsh në paqe”, ka shkruar Partizani të dielën.