Përgjatë dy viteve e gjysmë të fundit, Izraeli ka marrë kontrollin e sipërfaqeve të mëdha të Gazës, Libanit dhe Sirisë, që përbën zgjerimin më të madh të tokave të pushtuara ushtarakisht nga ai në dekada.
Është një hapësirë më e madhe se shumë qytete të mëdha dhe Izraeli ka thënë se planifikon të qëndrojë në të për kohë të pacaktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrja e tokave filloi pas sulmit të Hamasit më 2023, që nxiti luftërat në disa fronte. Ushtria izraelite mori pjesë të mëdha të Gazës si pjesë e një pushtimi më të gjerë, dhe më vonë mori kontrollin e pjesëve të Libanit dhe Sirisë. Izraeli i quan këto “zona të ndërmjetme” dhe ka thënë se ato nevojiten për të parandaluar sulme të ardhshme nga grupet militante.
Në Gaza dhe Liban, marrja e tokave nga Izraeli dhe paralajmërimet për evakuim kanë larguar mbi 3 milionë njerëz, dhe trupat izraelite kanë shkatërruar qytete e lagje duke krijuar zona të mëdha të shpopulluara.
"Zonat e ndërmjetme" - ekuivalente me afërsisht 5% të sipërfaqes së Izraelit menjëherë pas themelimit të tij - nuk janë kufij të rinj, të cilët kërkojnë një marrëveshje midis dy vendeve. Por shumë njerëz kanë frikë se këto ndryshime mund të bëhen afatgjata. Irani e ka bërë tërheqjen e Izraelit nga Libani një kusht për t'i dhënë fund luftës së tij me SHBA-në.
Që nga themelimi më 1948, Izraeli nuk ka pasur asnjëherë kufij të përcaktuar qartë. Kufijtë e tij kanë ndërruar përgjatë luftërave, aneksimeve, armëpushimeve dhe marrëveshjeve të paqes.
Izraeli okupoi shumicën e jugut të Libanit mes viteve 1982-2000, duke pretenduar se ishte e nevojshme për të mbrojtur komunitetet izraelite në veri. Pas tërheqjes së Izraelit më 2000, OKB-ja tërhoqi kufirin mes Libanit dhe Izraelit të njohur si “Vija e Kaltër”.
Në tetor 2024, armëpushimi i dha fund luftimeve njëvjeçare mes Izraelit dhe Hezbollahut. Por trupat izraelite qëndruan në pesë kodra që ushtria theksoi se ishin për qëllime mbrojtjeje. Armëpushimi kolapsoi në mars, disa ditë pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Kur kjo luftë pauzoi në prill, Izraeli deklaroi se ushtria do ta okuponte një zonë deri në 10 kilometra brenda.
Izraeli dhe Hezbolllahu kanë luftuar disa luftëra që kur grupi militant libanez u formua më 1982. E fundit mes tyre nisi më 2 mars, kur Hezbollahu gjuajti ndaj Izraelit në solidaritet me aleatët iranianë.
Izraeli filloi një pushtim tokësor në Liban në fund të marsit. Paralajmërimet për evakuim, disa të zgjeruara përtej zonave nën kontrollin e tij, detyruan rreth 1.2 milionë libanezë të ikin. Ndryshe nga okupimet e kaluara të Libanit, Izraeli ka paralajmëruar civilët kundër rikthimit në tokat e tyre. Disa fshatra përgjatë kufirit janë shkatërruar.
Hezbollahu, ndërsa ka vazhduar sulmet në Izrael, ka dënuar prezencën e Izraelit brenda Libanit e qeveria libaneze ka bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit.
Izraeli tani mban kontrollin e një hapësire prej 608 kilometra katrorë në Liban.
Gaza
Izraeli e pushtoi Rripin e Gazës nga kontrolli egjiptian në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Ai tërhoqi trupat dhe kolonët nga Gaza në vitin 2005.
Trupat izraelite u futën në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Pas një armëpushimi në tetor 2025, trupat u tërhoqën në një zonë të përcaktuar si “vija e verdhë”.
Me bllokimin e procesit të armëpushimit, trupat izraelite shkuan drejt perëndimit dhe tani kontrollojnë të paktën 60% të Gazës.
Gati e gjithë popullsia e Gazës, mbi 2 milionë njerëz, janë dyndur nëpër tenda të varur nga ndihma ndërkombëtare. Ushtria e Izraelit ka shkatërruar sipërfaqe të gjera dhe zona ku shumica e tokës bujqësore të Gazës shtrihet, është e paqasshme për palestinezët.
Forcat izraelite do të duhej të përfundojnë një tërheqje më të plotë sipas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA. Por, SHBA-ja ka thënë se përparimi në marrëveshje është bllokuar për shkak të një pike, që është çarmatimi i Hamasit.
Lokacioni i saktë i vijës së verdhë të Izraelit është i paqartë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se dëshiron që Izraeli të marrë nën kontroll 70% të Gazës.
Siria
Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës së Lindjes së Mesme më 1967 dhe më vonë e aneksoi - një lëvizje që nuk është mbështetur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Pas vitit 1973, OKB-ja krijoi një zonë të ndërmjetme në jug të Sirisë afër Lartësive të Golanit të kontrolluar nga Izraeli, të patrulluar nga forca e OKB-së prej 1000 trupash. Në dhjetor 2024, pas rënies së presidentit sirian Bashar Assad Izraeli lëvizi trupat e tij brenda zonës së ndërmjetme të OKB-së.
Pas rënies së Assadit, Izraeli pati thënë se ishte i shqetësuar se rebelët sirianë mund ta sulmojnë Izraelin.
OKB-ja dhe kritikët thonë se okupimi i zonës së ndërmjetme në Siri shkel marrëveshjen e armëpushimit të vitit 1974. Civilët në zonë tani nën kontrollin e Izraelit nuk janë udhëzuar të evakuohen, por janë përballur me kontrolle dhe tensione që shpesh kanë kaluar në përplasje mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve.
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ka bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit nga zona që OKB-ja thotë se është 235 kilometra katrorë.
Bregu Perëndimor
Izraeli ka ndërtuar mbi 100 vendbanime në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që kur okupoi territorin në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Që nga viti 2022, qeveria ka aprovuar 47 vendbanime të reja kolonësh dhe ka zgjeruar 55 komunitete ekzistuese.
Dhjetëra mijëra palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor për shkak të operacioneve ushtarake të Izraelit që kur nisi lufta.
Rritja e shpejtë e kolonive buron nga udhëheqësit dhe mbështetësit e kolonëve që mbajnë pozicione kyçe në qeverinë e Izraelit dhe nga një administratë amerikane që është kryesisht pro-vendbanimeve.
Bashkësia ndërkombëtare i konsideron ato të paligjshme. Kolonitë e zgjeruara u kanë vënë kufizime masive palestinezëve në jetën e përditshme.