Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Epsteini donte të hynte në kontakt me Putinin, thonë dosjet

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë tregojnë se i dënuari për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, kishte kërkuar vazhdimisht të lidhej me udhëheqës të lartë rusë, përfshirë presidentin, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov. 

Ai ka përdorur ndërmjetës si politikani norvegjez Thorbjorn Jagland dhe pretendonte se kishte pasur lidhje të afërta me diplomatë rusë, si ambasadorin e ndjerë, Vitaly Churkin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dokumentet sugjerojnë se Epsteini përpiqej të paraqitej si një figurë me ndikim gjeopolitik, duke ofruar “këshilla” për investime, duke u mburrur me lidhje me figura të fuqishme perëndimore dhe duke kërkuar takime private të gjata me Putinin. 

Nuk ka prova që ai të ketë arritur ndonjëherë të takohej realisht me presidentin rus, shkruan CNN.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka nxitur hetime dhe spekulime ndërkombëtare, përfshirë një hetim në Poloni mbi lidhjet e mundshme të Epstein me inteligjencën ruse. 

Kremlini i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa analistët vlerësojnë se Epstein kryesisht kërkonte prestigj dhe afërsi me pushtetin, jo domosdoshmërisht role sekrete.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epsteini kishte marrëdhënie me disa figura ruse të lidhura me biznesin dhe sigurinë, kishte udhëtuar disa herë në Rusi dhe përpiqej ta vazhdonte vizën ruse pak para arrestimit të tij në vitin 2019.