Miliarderi Bill Gates u ka thënë anëtarëve të Kongresit të mërkurën se ai “nuk e dinte plotësisht shkallën e krimeve” të Jeffrey Epsteinit kur bashkëpunonte me të ndjerin, i dënuar për abuzim seksual, për të mbledhur fonde për fondacionin e tij filantropik.
Gates ka dëshmuar gjithashtu se nuk kishte qenë kurrë dëshmitar i ndonjë veprimtarie kriminale nga Epstein.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Gates e ka akuzuar Epsteinin se ishte përpjekur ta shantazhonte për shkak të lidhjeve të tij jashtëmartesore.
“Këto marrëdhënie nuk kishin asnjë lidhje me ndërveprimet e mia me Epsteinin, por ato ishin të dhimbshme për familjen time”, ka thënë Gates, sipas një kopjeje të deklaratës së tij hyrëse.
“Epsteini po përpiqej të përdorte informacionin për tradhtitë e mia bashkëshortore, së bashku me shumë gënjeshtra që ai shtonte mbi to, për të më detyruar të riktheja kontaktet me të”, ka deklaruar Gates.
Kongresi amerikan po heton mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e trajton çështjen Epstein.
Dëshmia e miliarderit të mërkurën, kishte të bënte me kontaktet e tij me të dënuarin për abuzim seksuale, i cili kishte joshur dhe shfrytëzuar gra dhe vajza nga mjedise të varfra ose të paqëndrueshme.
Bashkëthemeluesi i Microsoft ka dëshmuar privatisht para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po heton nëse ka pasur keqmenaxhim federal në çështjet kundër Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxëell, si dhe çështje të tjera të lidhura.
Epsteini është deklaruar fajtor në vitin 2008 për një akuzë penale shtetërore në Florida që lidhej me prostitucionin, dhe ka vuajtur 13 muaj burgim.
Në vitin 2019, prokurorët federalë e kanë akuzuar atë për trafikim seksual të të miturve. Epsteini ishte deklaruar i pafajshëm ndaj këtyre akuzave dhe ka vdekur më pas po atë vit në burg. Autoritetet e kanë shpallur vetëvrasje, para se të fillonte gjykimi.
Dokumentet e publikuara këtë vit nga Departamenti i Drejtësisë treguan se Gates dhe Epsteini ishin takuar në mënyrë të përsëritur pas lirimit të Epsteinit nga burgu në vitin 2008, për të diskutuar zgjerimin e aktiviteteve filantropike të miliarderit të teknologjisë.
Dokumentet përfshinin gjithashtu fotografi të Gatesit me disa femra, identitetet e të cilave janë fshehur.
Gates ka deklaruar më parë se marrëdhënia e tij me Epsteinin kufizohej vetëm në diskutime lidhur me filantropinë dhe se takimet me të kishin qenë një gabim.
Një zëdhënës i “Gates Foundation” i ka thënë Reuters se Gates “mori përgjegjësi për veprimet e tij” gjatë një takimi me punonjësit e fondacionit në shkurt.
Publikimi nga Departamenti i Drejtësisë i miliona dokumenteve të brendshme lidhur me Epsteinin vitin e kaluar, ka zbuluar lidhjet e tij me shumë figura të njohura nga politika, financat, akademia dhe biznesi, përfshirë Donald Trumpin, i cili kishte shoqëri të ngushtë me Epsteinin gjatë viteve 1990 dhe 2000.
Ish-Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, e shkarkuar nga Trumpi në prill, është përballur me kritika të forta për mënyrën se si e ka trajtuar çështjen. Disa kritikë e kanë akuzuar atë se po përpiqej ta mbronte Trumpin nga hetimet dhe shqyrtimi publik.
Trump kishte kundërshtuar publikimin e dosjeve deri pak para se Kongresi të miratonte me shumicë dërrmuese një ligj që urdhëronte publikimin e tyre.