Në prag të lansimit shumë të pritur të lojës “Grand Theft Auto VI”, lista e këngëve që shërbejnë si kolona zanore të saj është zbuluar, ku yje si Dua Lipa, Lana Del Rey, Zara Larsson dhe artistë të tjerë kanë kontribuar me materiale të reja muzikore.
Albumi shoqërues, i cili përmban 34 këngë, publikohet sot, më 20 nëntor, dhe përfshin një përzierje të gjerë zhanresh muzikore, si pop, hip-hop, muzikë elektronike, tinguj latinë, R&B, rock dhe shumë të tjera. Ndër këngët e sapozbuluara janë “Crazy for You” nga Lana Del Rey, “Go Easy” nga Dua Lipa, “Ahh Yea” nga Playboi Carti, “Power Trip” nga JENNIE, “Fast Emotion” nga Zara Larsson, “Sweet Like Candy” nga Camila Cabello dhe “TRDWFE” nga Rina Sawayama.
Përveç këngëve të publikuara më herët nga Travis Scott, Morgan Wallen, Keith Richards dhe Justice në bashkëpunim me Tame Impala dhe SZA, albumi me 34 këngë “GTA VI: The Album” përfshin gjithashtu këngë nga Rauw Alejandro, Young Thug, Arca, Tove Lo, Playboi Carti, si dhe një bashkëpunim mes Justice (të cilët kanë realizuar gjithashtu muzikën e lojës) dhe Michael McDonald.
Më 21 nëntor, Cardi B, Kodak Black dhe Don Toliver – të tre pjesë e albumit “GTA VI: The Album” – do t’i bashkohen Travis Scottit dhe Justice në një festival muzikor të veçantë të “Grand Theft Auto 6”, i cili do të mbahet në Miami.
Më herët ishte bërë e ditur se Lana Del Rey, Morgan Wallen, Bad Bunny, anëtarë të grupit “Slayer”, Burna Boy dhe Robyn do të kenë secili stacionin e tyre radiofonik si DJ, brenda botës së “GTA VI”.
Kënga GO EASY nga Dua Lipa:

-
GTA 6 ka gjeneruar mbi 1.5 miliardë euro ende pa e luajtur askush
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Dua Lipa përmbyll turneun dhe publikon projektin filmik “Live From Mexico”
-
Dua Lipa bëhet artistja e parë nga Britania si performuese kryesore në Coachella 2027
-
The Rolling Stones me këngë të reja në edicionin special të albumit “Foreign Tongues”