Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drançolli: Rasti i Arlindës është diskutuar si rastet e tjera, për herë të parë dëgjova për të 3 ditë para vrasjes

Samka Drançolli

Zyrtarja për barazi gjinore në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, gjatë dëshmisë së saj në  - Komisionin hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, ka thënë se rasti i Arlinda Zekajt është diskutuar sikurse rastet e tjera. 

Drançolli ka thënë se ajo nuk ka marrë ndonjë rekomandim për ndonjë veprim që është dashur ta bëj.

“Është diskutuar sikur rastet tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, ka theksuar ajo.

Drançolli ka deklaruar se për rastin e Arlinda Zekajt ka dëgjuar për herë të parë më 22 tetor, tri ditë para vrasjes, në mbledhjen e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore.

Lexo përditësimet tjera
komisioni - Arlinda Zekaj

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt sot interviston tre zyrtarë

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe...