Arbëri

Veriu dhe jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re

Ura e re

Foto: Driton Paçarada

Sot mbi lumin Ibër është përuruar ura e këmbësorëve që lidh jugun me veriun e Mitrovicës. 

Ndërtimi i urës së re mbi lumin Ibër, krahas asaj qendrore që e ndan Mitrovicën në jugun me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar kryesisht me serbë, është bërë pas një memorandumi të nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe dy komunave, asaj të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

Në gusht të këtij viti ishte përuruar edhe ura për automjete. 

Dy urat e reja në Mitrovicë janë ngritur afër asaj qendrore, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Brukseli zyrtar.

Të mërkurën në përurimin e urës ka marrë pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, tha se në çdo takim me ndërkombëtarët e përsërit qëndrimin se ura duhet të jetë e hapur.

“Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë se ura duhet të jetë e hapur. Kemi 77 ura mbi lumin Ibër, disa prej tyre në Mal të Zi dhe Serbi. Në urën kryesore ka persona që nuk duhet të jenë pjesëtarë të KFOR-it dhe kjo bëhet me dialog dhe bisedë të hapur. Dëshirojmë të kemi shkëmbim tregtar dhe lëvizje të lirë. Urat mbi Ibër janë të Mitrovicës dhe të mitrovicasve”, tha Kurti.

Foto: Driton Paçarada