Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon edhe më tej shtrenjtimi i naftës

Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Foto: Driton Paçarada

Sërish ka shënuar rritje çmimi i naftës në Kosovë. Sipas çmimeve maksimale të lejuara, të cilat i ka publikuar sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të shitet me 1.78 euro, një cent më shtrenjtë se të mërkurën. Çmimi i benzinës është 1.49 euro për litër dhe i gazit 0.62 euro për litër, çmime të cilat nuk kanë ndryshuar nga një ditë më herët.

Nafta referencë Brent është rritur në mbi 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 korriku dhe është tregtuar  me 91.63 dollarë të martën në mëngjes.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

May be an image of text that says