Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestohet para Kuvendit, kërkohet që intervistimet në Komision për rastin e Zekajt të jenë të hapura

Proteste

Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ku Komisioni Hetimor Parlamentar po zhvillon intervistimet lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ato po kërkojnë ndëshkimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që, sipas tyre, nuk i kanë përmbushur përgjegjësitë institucionale në këtë rast.

Aktivistja Qëndresa Hyseni ka thënë se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë përgjegjësi për zyrtarët që dyshohet se kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tyre.

“Qysh edhe e kemi pasur sot, kanë filluar intervistimet e para për rastin e Alindës që të përfshihet dhe të ftuar për intervistë është kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, po ashtu dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në rastin e Alindës, për neve mbetet çështje shumë e rëndësi qysh komisioni po i trajton këto raste, po ashtu a ka me pasë dënime për krejt personat e përfshirë dhe ndjekje penale për moskryerjen e përgjegjësive të tyre të punës. Andaj sot jemi këtu me iu treguar që ne nuk jemi me u ndalë deri në momentin që kërkesat tona, që lidhen kryekëput me ndëshkimin e personave të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi në rastin e Alindës, me u dënuar”, ka thënë Hyseni.

Hyseni kundërshtoi edhe vendimin që një pjesë e intervistimeve të Komisionit Hetimor të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke shprehur shqetësimin se kjo mund të lërë jashtë vëmendjes së publikut çështje të rëndësishme që lidhen me rastin.

“Mbyllja e komisionit tregon qartë që shumë çështje tentojnë me qenë jashtë syrit të publikut. Tu qenë jashtë syrit të publikut nënkupton që mundet me pasë raste të cilat nuk kanë me shkuar në drejtimin që ne po kërkojmë, që është me kërkuar drejtësi për Alindën edhe me dërguar deri në fund këtë drejtësi”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, në Komisionin Hetimor Parlamentar është duke u intervistuar menaxherja e rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega.

Në kuadër të intervistimeve është paraparë të dëgjohen edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zyrtarë të tjerë që kanë pasur përgjegjësi institucionale lidhur me rastin.

Lexo përditësimet tjera
Komsiioni per Arlinda Zekajn

Përplasje në Komisionin për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim – Baloku ia kthen me akuza për mashtrim

Me akuza për politizim të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është...