Çmimi i naftës në Kosovë edhe sot do të shitet me çmim të njëjtë sikur të dielën e të hënën.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i naftës në Kosovë sot do të shitet me 1.76 euro, i benzinës 1.49 euro dhe gazit 0.62 euro.
Krahasuar me çmimet e dy ditëve më herët, vetëm çmimi i benzinës ka rënë për 1 cent, ndërkaq nafta dhe gazi do të shiten me çmim të njëjtë.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
-
Çmimi i naftës në bursë ka rënë, kur pritet të reflektohet rënia në Kosovë
-
Tregtarët e shtrenjtuan litrin e naftës për mbi 20 centë, teksa e importuan vetëm 1.5 cent më shtrenjtë
-
Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë
-
KEK-u ndalon Njësinë A3 pas një defekti teknik
-
“Takim konsultativ” i pushtetit për presidentin