Edhe të martën çmimet maksimale të derivateve do të jenë njësoj si të hënën.
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar se çmimi i naftës është 1.79 euro për litër, siç ka qenë tash e pesë ditë radhazi.
Edhe çmimi i benzinës është 1.53 euro për litër, ndërsa i gazit 0.62 euro për litër.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.