Çmimet maksimale të derivateve për të mërkurën kanë shënuar rritje për një cent, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Një litër naftë sot do të shitet për 1.70 euro. Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria, litri i benzinës do të shitet për 1.55 euro për litër, ndërkaq gazi 0.63 euro për litër.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro për litër.
Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.