Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar edhe sot çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme dhe të nesërme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.70 euro për litër, çmimi i benzinës është 1.53 euro për litër, ndërsa i gazit 0.63 euro për litër.

Çmimi për naftën është liruar 1 cent kahasuar me ditën e djeshme sa ishte 1.71 euro. Derisa çmimi i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar prej ditës së djeshme.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.