Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë

Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Foto: Driton Paçarada

Një litër naftë do të shitet për 1.69 euro sot në Kosovë. Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i benzinës do të shitet për 1.54 euro për litër, ndërkaq gazi 0.63 euro për litër.

Çmimi i naftës ka shënuar rënie të lehtë në Kosovë.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.