Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet për një cent çmimi i naftës në Kosovë

nafta

Për një cent është liruar çmimi i naftës për litër në Kosovë gjatë së mërkurës. Çmimi i naftës për litër ka rënë në 1.78 euro për litër nga 1.79 sa ishte një ditë më parë.

Ndërkohë për një cent është shtrenjtuar çmimi i benzinës dhe gazit.

Të mërkurën çmimi i litrit të benzinës në Kosovë do të jetë 1.54 euro për litër ndërsa i gasit 0.63 euro për litër, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.