Është shtrenjtuar për tre centë çmimi i litrit të naftës në Kosovë, krahasuar me çmimin e së mërkurës të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Sot në Kosovë, çmimi i një litri nafte kushton 1.70 euro e i benzinës 1.48 euro.
Të mërkuren nafta është shitur 1.67 euro për litër ndërkaq benzina 1.47 euro për litër.
Çmimi i gazit nuk ka lëvizur nga ditët e tjera, vazhdon të jetë 0.60 euro për litër.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
