Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti udhëton në Bruksel, merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Bruksel të mërkurën ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet mbahet sot pasdite. 

Takimi pritet të drejtohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

KOHA ditë më parë ka raportuar se në këtë samit do të kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas draftit të Deklaratës të përgatitur për miratim në këtë samit, në veçanti do të përmendet normalizimi i raporteve të Kosovës me Serbinë.

“Mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i mbajë prapa të dy partnerët në rrugëtimin e tyre evropian. Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin e BE-së, duhet të implementohen”, thuhet në draftin e kësaj deklarate, në të cilën shtohet se edhe mbështetja nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është e kushtëzuar me progresin e matshëm në normalizimin e raporteve mes tyre.