Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtimi i naftës s’ka të ndalur

nafta

Çmimi i litrit të naftës në Kosovë po vazhdon të rritet sërish ditëve të fundit. Për ditën e mërkurë, siç e ka përcaktuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit çmimi i naftës do të jetë 1.77 euro për litër.

Çmimi i litrit të benzinës do të jetë i njëjtë si një ditë më parë, 1.49 euro për litër. Gjithashtu edhe çmimi i gazit mbetet njësoj 0.62 euro për litër.

Ditë më parë çmimi i benzinës për litër ishte 1.50 euro për litër.

Nafta referencë Brent është rritur në mbi 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 korriku dhe është tregtuar  me 91.63 dollarë të martën në mëngjes.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së serishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.