Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet nafta

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Është rritur sërish çmimi i naftës në Kosovë. Pas një jave e cila shënoi rënie të ndjeshme të çmimit të naftës, ai sot është rritur për dy centë.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nafta sot do të shitet 1.72 euro për litër, benzina 1.57 euro për litër dhe gazi 0.63 euro për litër.

Të mërkurën nafta është shitur për dy centë më lirë, 1.70 euro për litër.

Shkëmbimi i sulmeve të reja gjatë kësaj jave mes Iranit dhe SHBA-së ka ndikuar menjëherë në tregun e naftës.

Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrejn, pasi forcat amerikane rikthyen sulmet kundër Iranit të martën.

May be an image of text that says