Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jakup Krasniqi vjen për vizitë familjare në Kosovë

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi vjen në Kosovë për një vizitë familjare, raporton Kosovapressi. Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai në shkallën e parë është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

KOHA ka dërguar pyetje për këtë çështje në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sapo të ketë një përgjigje, teksti do të përditësohet.